Bamirës

Bamirës quhen ata njerëz që kontribuojnë me të holla për vepra njeridashëse. Mbaj mend se në ditët e para të lirisë fetare, përveç përkushtimit vullnetar të besimtarëve që punonin pa shpërblim, na duheshin edhe fonde financiare për materialet që nevojiteshin, prandaj epitripia e sapozgjedhur u bëri thirrje të krishterëve që të ndihmonin me sa mundësi kishin. Menjëherë si në “Paravolinë e vejushës së varfër” shprestarët ortodoksë ofruan atë që kishin për rikonstruksionin e kishës së Ungjillëzimit në Tiranë. Kështu ndihma në të holla dhanë: Miti Theodhosi, Krisanthi Zoto, Gaqo Bushaka, Petraq Roko, Ollga Karafili, Vasil Loli, Fiodor Prifti, Luiza Stasoli, Dhimitër Gjika, etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]