BAMJA
✤ (Abelmoschus esculentus L, (Moech), Hibiscus esculentus L). Bimë njëvjeçare e kultivuar e familjes mëllagore (Malvaceae), me kërcell 4 të ashpër deri 200 cm të lartë, me gjethe të ashpra si zemër deri rrethore, me bisht të gjatë e të çara në 5-7 vriguj, me lule sqetullore petëlndara 2.5-5 mm me ngjyrë të verdhë të zbehtë, me një njollë purpurë në bazë. Fryti është kapsulë e gjatë 6-25 cm si piramidëpesëkëndëshe me majë që ka farat e rrumbullakëta brenda. Lulëzon në maj-korrik. B. e ka prejardhjen nga Afrika tropikale. Në Shqipëri mbillet kudo në toka lymore të freskëta, të thella e të pasura. Nga tradita e rritjes trashëgojmë kultivarë si «Libohova», «Oblika», «Kamza» etj., nga të cilat merret një rendiment prej 100-180 kv/ha. Instituti i Perimeve e i Patates (shih) bën një punë seleksionuese me vlerë i mbështetur në popullatat e vendit. Fryti ka 2.5-3.5% proteinë dhe 11.5-14.3% lëndë të thatë. B. përdoren në gjellë të freskëta ose të ruaj-tura në frigorifer. Në disa krahina i thajnë në diell dhe i përdorin gjatë dimrit.

(H.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bamja


[cite]