BARBUNI

  FESH


BARBUNI
✤ Peshk deti i vogël i familjes së barbunit (Mullidae) që në Shqipëri njihet me dy lloje: B. i baltës (Mullus barbatus,L.) dhe B. i gurit (M.surmuletus,L.). B. ka trup të zgjatur, të shtypur anash, të mbuluar me luspa të mëdha që bien shpejt, me ngjyrë të kuqerremtë si njolla. Turirin e ka zakonisht të rrumbullakët, me pjerrësi ose të prerë, nën mjekër ka dy mustaqe të gjata. B. i baltës arrin deri 15 cm, ka 3-4 vija të verdha që mezi duken, gjatë ijeve. Jeton dhe takohet më dendur në Atlantik (në brigjet P të Evropës), në Mesdhe e në Adriatik në bregdetin shqiptar nga gryka e Bunës deri në Sazan. B. i gurit takohet nga Karaburuni në Sarandë, parapëlqen brigje shkëmbore dhe vende me bimë ujore. Kryen shtetgtime të vogla, në verë drejt thellësive, në dimër drejt bregut. Peshkohet gjatë dimrit. Ka mish të shijshëm dhe përdoret si ushqim kryesisht i freskët.

(N.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Barbuni



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "BARBUNI":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/barbuni
"BARBUNI," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018