BARDHI NIKOLLË


BARDHI NIKOLLË
✤ (? – pas 1610). Pjesëmarrës aktiv në lëvizjen shqiptare për çlirim në fund të shek.XVI e në fillim të shek.XVII. Rridhte nga familja e madhe e Bardhajve të Zadrimës. Nga v.1594 deri pas v.1610 ishte peshkop i Zadrimës. Kryesoi më 1.11.1598 Kuvendin e Zadrimës dhe qe një ndër organizuesit kryesorë të Kuvendit të Dukagjinit 1601-1602 (shih). Së bashku me Pal Dukagjinin u përpoq të siguronte interesimin e Venedikut për planet e këtij Kuvendi. Vdiq pas v.1610, duke lënë si zëvendës në dioqezë të vëllanë, Gjergj Bardhin.

(I.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bardhi Nikollë


[cite]