BASHKIM I SHENJTË
✤ (1921). Bashkim i përkohshëm politik i arritur në tetor-nëntor 1921 ndërmjet dy grupeve kryesore të Këshillit Komhëtar (shih), grupit «popul!or» dhe atij «përparimtar» për të përballuar rrezikun që i kërcënohej vendit nga ndërhyrja jugosllave. Në emër të B.tëSH. komisioni, ku merrnin pjesë Bajram Curri, Avni Rustemi etj. i propozoi Këshillit Kombëtar të formohej një qeveri, e cila të merrte masat për të përballuar gjendjen e vështirë. Këndej doli qeveria e Pandeli Evangjelit. Kur forcat shqiptare arritën fitore , kundër pushtuesve jugosllavë në fillim të nëntorit, qeveria jugosllave u detyrua t’i tërhiqte trupat e saj në kufijtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në nëntor 1921 dhe qeveria shqiptare u njoh nga një varg shtetesh të huaja. Me kryerjen e detyrës kryesore për të cilën ishte krijuar, B. i Sh. u shpërbë dhe në vend të tij u riformuan grupet e mëparshme politike parlamentare. (H.Ko.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bashkim I Shenjtë
[cite]