BASHKIMI


BASHKIMI
✤ (1924). Gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, letrare, kulturore e pedagogjike, organ i shoqërisë «3ashkimi» (shih) të themeluar nga Avni Rustemi (shih) me drejtor përgjegjës Reshat Këlliçin. Numri i parë doli më 8.7.1924 e vazhdoi deri në nr.38 të atij viti. Luftoi për rrënjosjen e ndjenjës së njësisë kombëtare, për plotësimin e kërkesave të Revolucionit demokratiko-horgjez të Oershorit (shih). B. popullarizoi programin e qeverisë së Fan Nolit, kërkoi realizimin e tij nga ana e qeverisë; trajtoi probleme të reformave demokratike e sidomos të reformës agrare, të luftës kundër mbeturinave të feudalizmit, u shpreh me vendosmëri për pastrimin e aparatit shtetëror e administrativ nga nëpunësit e korruptuar të regjimeve feudo-borgjeze të mëparshme, mbrojti të drejtat e kombit dhe të shtetit shqiptar ndaj kërcënimeve e përpjekjeve antishqiptare të shteteve fqinje.

(P.M.)

✤ (1943). Gazetë e përditshme, organ qendror i Frontit Demokratik të Shqipërisë. Nisi botimin gjatë Luftës ANÇ me porosi të PKSH e të vetë shokut Enver Hoxha. Numri i parë doli më 25.3.1943, në Durrës, në fillim si organ i Këshillave NÇ, nga shtatori 1943 si organ i Këshillit të Përgjithshëm NÇ. Propagandoi programin e Frontit NÇ, paraqiti materialet e mbledhjeve të Këshillit të Përgjithshëm NÇ dhe zbërtheu direktivat e tij, pasqyroi lindjen dhe forcimin e pushtetit të ri të këshillave NÇ, trajtoi çështjet themelore politike të kohës dhe luftën e armatosur për liri. «B.» luajti rol të rëndësishëm për bashkimin, mobilizimin dhe organizimin e masave popullore në luftën kundër pushtuesve fashistë dhe tradhtarëve, për krijimin e një Shqipërie të lirë, demokratike e popullore. Bashkëpunuan udhëheqës të PKSH e të FNÇ, veprimtarë të Lëvizjes ANÇ. Disa kryeartikuj dhe artikuj direktivë janë shkruar nga shoku Enver Hoxha. U botua gjatë Luftës ANÇ edhe «Buletini i Bashkimit» si shtojcë njëfletëshe ma një dokument ose shkrim publicistik. Më 25.XII.1944 filloi botimin si i vetmi organ i shtypit të përditshëm derisa rifilloi «Zëri i Popullit» më 1948. Sot është një ndër gazetat kryesore të RPSSH. Si organ i FDSH pasqyron jetën dhe veprimtarinë e organeve të pushtetit popullor, të organizatave të Frontit, trajton problemet ekonomike, shoqërore, kulturore etj. të vendit, punën e masave të gjera për ndërtimin dhe mbrojtjen e socializmit, në veçanti në degët e ndryshme të bujqësisë dhe në fshat. Vend të gjerë u jep traditave atdhetare e revolucionare, çështjeve shoqërore, të shkencës, të kulturës e sporteve.

(L.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bashkimi


[cite]