BASHTINA


BASHTINA
✤ Kategori e pronës tokësore në zotërim vetjak gjatë mesjetës. Zotëruesi i B. (bashtinari), që kishte të drejtë ta shiste ose ta linte trashëgim, ishte i ngarkuar me disa shërbime kundrejt kryezotit feudal. Në rast tradhtie ose kur vdiste pa trashëgimtar, kryezoti vinte dorë mbi Tokën e punonte vetë familja e zotëruesit ose shfrytëzonte punën e fshatarëve pa tokë, të varur. Si e tillë B. ishte kategori e pronës së lirë feudale ndërsa bashtinari mund të ishte një feudal; ndryshe nga pronia (shih), nuk kishte karakter të kushtëzuar në kohë.

Me zhvillimin e marrëdhënieve feudale, B. që punohej nga zotëruesi fshatar, kaloi bashkë me të nën vartësinë e një feudali të veçantë. Në kuadrin e pronës së madhe feudale, B. mori kuptimin e një toke që punonte fshatari si bazë të ekonomisë së vet e për të cilën i paguante detyrime feudalit. Në periudhën osmane B. ishte ajo pjesë e tokës në pronësi të shtetit osman MASBrrmA f-z-f që u i=i:e lënë në përdorim fshatarëvs rz i zs Krishterë. Mbi të rëndonin detyrimet feuialr >arakieristike për regjimin e timarit (shih). Me emrin B. quheshin deri në shek.XVI edhe toknt që i ishin lënë në përdorim shtresës së ushtarakëve të vegjël (vojnikëve, kalorësve etj) kundrejt shërbimeve ushtarake të caktuara. Për këto shërbime atyre u faleshin e dhjeta, xhizja dhe taksat e jashtëzakonshme.

(K.Bo.-S.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bashtina


[cite]