BATALIONI PARTIZAN ÇLIRIMI
✤ U formua më në livadhet e Damjanecit, te Korçës, mbi bazën e çetës partizane të Gorës e Oparit dhe të vullnetarëve të rinj nga fshatrat dhe qyteti i Korçës. Menjëherë pas formimit, luftoi kundër kolonave armike që synonin të hynin në Voskopojë, duke i thyer ato. Më 15-20 gusht 1943 mori pjesë në Luftën e Viihkuqit (shih) së bashku me forcat e tjera të qarkut. Më 10-12 shtator 1943 i ndodhur në rajonin e Maliqit, në bashkëveprim me forca të tjera të qarkut, mori pjesë në luftimet kundër divizionit italian «Areco» që përpiqej të largohej nga Korça për të mos iu dorëzuar forcave partizane pas kapitullimit të Italisë. Në periudhën tetor-dhjetor 1943 kreu disa luftime të suksesshme në Gurin e Bletës, në barakat e Gjonomadhit, në Plavisht etj. Gjatë Mësymfes së përgjithshme armike të dimrit 1943-1944 (shih) përballoi me sukses sulmet e gjermanëve e të tradhtarëve, çau së bashku me forcat e tjera partizane të qarkut rrethimin nëpërmjet qafës së Beçit. Në shkurt 1944, së bashku me batalionin «Gorë-Opar» formuan batalionin «Skënder Çaçi», që mori këtë emër nga komisari i batalionit, dëshmori Skënder Çaçi (shih).
(V.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Çlirimi
[cite]