BATALIONI PARTIZAN I MOKRËS


BATALIONI PARTIZAN I MOKRËS
✤ U formua më 17.5.1943 në fshatin Pleshisht të Mokrës inbi bazën e Çeiës Partizane të Mokrës (shih) dhe me vullnetarë të rinj nga Mokra e qyteti i Pogradecit. Veprimet luftarake kryesore të tij qenë: pjesëmarrja në pritën e Pojskës (shih) ku u vra dhe komandanti i batalionit Reshit Çollaku (shih), emrin e të cilit e mori më vonë ky batalion; më 10 tetor, në bashkëveprim me batalionin II fë Br.I S dhe me forcat vullnetare territoriale fë Pogradecit, rrethoi garnizonin italian dhe e detyroi t’u clorëzonte armët forcave të UNÇSH; më 12 tetor, në bashkëveprim me batalionin «Tomorri» dhe forcat jterritoriale të Gorë-Oparit shpartalloi forcat balliste në Gurin e Bletës; më 19 tetor goditi forcat gjermane në Qafën e Plloçës; më 21 nëntor, së bashku me forcat e tjera partizane të qarkut, goditi forcat gj ermane-balliste në postbllokun e Korçës dhe në Teqenë e Turhanit; nga 18-22 nëntor 1943 zhvilloi luftime në Velçan, Radokal e Sllatinë të Mokrës kundër forcave gjermane-balliste që ndërmorën një operacion lokal ndaj forcave të UNÇSH të qarkut të Korçës; më 14.12.1943 zhvillol luftime mbrojtëse në Gurin e Kamjes e në Meçan, duke i detymar forcat gjermane të tërhiqeshin në Pogradec. Gjatë vitit 1944 forcat e batalionit zhvilluan veprimtari të vazhdueshme luftarake e politike në ksahinën e Mokrës. Batalioni dërgoi partizanë në disa brigada sulmuese dhe në shtator 1944 u rreshtua në Br.XIX S (shih).

(B.I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalioni Partizan I Mokrës


[cite]