BATALIONI PARTIZAN ISMAIL QEMALI


BATALIONI PARTIZAN ISMAIL QEMALI
✤ U formua më 20.6.1943 në lagjen Peçkat të fshatit Kocul mbi bazën e çetave partizane «Ismail Qemali», «Halim Xhelo» dhe «Kanan Maze», me 270 partizanë. Pa përfunduar mirë organizimi i batalionit, më 21 qershor filloi operacioni armik në Mallakastër. Me urdhër të komitetit qarkor të Partisë të Vlorës dy çeta të tij kaluan në Mallakastër në ndihmë të forcave partizane të kësaj krahine. Më 20 korrik batalioni u grumbullua në katundin Mallkeq të Vlorës për të përfunduar organizimin, ku edhe u përurua.

Ndër veprimet kryesore luftarake të tij ka qenë prita në Malin e Bardhë. Ushtria itaiiane sulmoi nga drejtimi i Vlorës dhe i Tepelenës. Forcat e B.P. «Ismail Qemali» dhe të batalionit «Halim Xhelo» (shih), të drejtuara nga shoku Hysni Kapo, pasi i shkaktuan armikut dhjetëra të vrarë e të plagosur, me luftime të ashpra u tërhoqën drejt Malit të Tartarit. Më 5.8.1943 në bashkëveprim me forcat vullnetare territoriaie të fshatrave Tragjas e Radhimë, batalioni shpartalloi forcat e ushtrisë italiane dhe forcat mercenare, që kërkonin të pushtonin dhe të digjnin fshatin e Tragjasit. Më 11.9.1943, në bashkëveprim me çetën partizane «Halim Rakipi» dhe çetat vullnetare territoriale të krahinës së Treblovës, e rrethoi garnizonin italian në Selenicë dhe e detyroi të dorëzonte armët. Më 15.9.1943 mori pjesë në’ luftën e Drashovicës (shih). Pas kësaj lufte në këtë batalion u rreshtua dhe çeta partizane «Haiim Rakipi». Më 30.10.1943 B.P. «Ismail Qemali» u rreshtua në Grupin I të Zonës I Operative, ndërsa më 28 nëntor në Br.V S (shih).

(B.I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Ismail Qemali


[cite]