BATALIONI PARTIZAN I MARTANESHIT
✤ U formua më 20.6.1943 në Martanesh mbi bazën e Çetës Partizane të Martaneshit (shih) clhe me vullnetarë të rinj nga krahina e Martaneshit, e Zerqanit dhe e Matit, me një efektiv prej 150 partizanësh. Veprimet e tij kryesore luftarake ishin: më 22.5.1943 shpartalloi një kolonë të armatosur italiane në Mamël të Kërrabës; më pas asgjësoi postëkomandën armike në Lunik; më 2 gusht, në bashkëveprim me batalionin e Çermenikës (shih), sulmoi dhe shpartalloi garnizonin italian në Bulqizë e në Qafën e Buallit; më 22 gusht, në bashkëveprim me batalionin e Dibrës (shih), sulmoi forcat e divizionit italian «Firence», që kishte ndërmarrë një operacion ndëshkimor drejt Zerqanit e Bulqizës; më 17-19 tetor, në bashkëveprim me batalionin e Dibrës, zhvilloi luftime të suksesshme për të mbrojtur qytetin e Peshkopisë. Gjatë operacionit të nazistëve gjermanë «1828» në zonën Çermenikë-Shëngjergj-Martanesh (shih), batalioni zhvilloi luftime të ashpra në Shëngjergj, në Martanesh e në Klos, duke i shkaktuar armikut dhjetëra të vrarë e të plagosur. Ai mundi të ruante kompaktësinë, duke manovruar në malet e Martaneshit, të Kaptinës e Malit të Çurit. Më u rreshtua në Br.XVIII S (shih) (K.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Batalioni Partizan I Martaneshit
[cite]