BATALIONI PARTIZAN NAIM FRASHËKI


BATALIONI PARTIZAN NAIM FRASHËKI
✤ U formua më 16.8.1943 në fshatin Poliçan të Pogonit, Gjirokastër, mbi bazën e çetave partizane «Musa Fratari» e «Koto Hoxhi». Ndër veprimet kryesore të batalionit kanë qenë: nga 15-30 tetor 1943, në bashkëveprim me batalionin «Riza Cerova» (shih) dhe me forcat e tjera partizane vullnetare, shpartalloi forcat gjermane-balliste në qarkun e Beratit; nga 15-30 nëntor 1943, në bashkëveprim me forcat e Grupit I Zonës I Operative, zhvilloi luftime kundër forcave gjermane-balliste në krahinën e Këlcyrës, të Dëshnicës dhe në Qafën e Kiçokut, ku armikut iu shkaktuan shumë të vrarë e të plagosur dhe iu dogjën disa makina. Në këto luftime u vra dhe komisari i batalionit Teki Gjashta. Luftime të ashpra ka zhvilluar batalioni në Gllavë e në Tendën e Qypit, duke mbajtur këtë vijë derisa erdhën forcat e tjera partizane nga Zona I Operative dhe nga qarku i Beratit. Më 18.1.1944 një pjesë e batalionit, në bashkëveprim me batalionin «Hakmarrja» (shih), goditi e shpartalloi forcat gjermane-balliste në Dangëlli të Përmetit. Më 26.1.1944 B.P. «Naim Frashëri» u rreshtua në Br.VI S. (shih) (V.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Naim Frashëki


[cite]