BATALIONI PARTIZAN MYZEQEJA


BATALIONI PARTIZAN MYZEQEJA
✤ U formua më 18.4.1943 në fshatin Mertish të Lushnjës, mbi bazën e çetës partizane «Myzeqeja». Veprimet kryesore luftarake të bataiionit qenë: thyerja e sulmeve të forcave italiane më 20.5.1943 gjatë operacionit ndëshkimor që ato ndërmorën për të shkatërruar bazën e lëvizjes NÇ në Karbunarë. Armiku u kundërsulmua në befasi dhe u detyrua të tërhiqej në Lushnjë; një njësit i batalionit hyri natën në qytet dhe çarmatosi rojat e Financës. Në fillim të qershorit 1943 dy çeta të batalionit sulmuan natën forcat italiane në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik në radhët e tyre; më 10 qershor shkoi në ndihmë të forcave partizane të Pezës, që luftonin për të thyer operacionin e fashistëve italianë (shih Operacioni i fashistëve italianë në Pezë) më 26 qershor sulmoi në befasi garnizonin italian në fshatin Ardenicë, ku ishte vendosur edhe një çetë mercenare, armiqtë u tërhoqën të shpartalluar në rajonin e fortifikuar në manastirin e Ardenicës, por forcat e batalionit i sulmuan edhe aty, cluke i shkaktuar dhjetëra të vrarë e të plagosur. B.P. «Myzeqeja» më 20 shtator u rreshtua në Grupin I të Myzeqesë. Gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të dimrit 1943-1944 (shih) batalioni u tërhoq nga zona e Myzeqesë në Skrapar e në Tomorricë dhe, pasi u riplotësua, u kthye përsëri në zonën e Myzeqesë në prill 1944, në përbërje të Grupit të Myzeqesë. Në muajin gusht u rreshtua në Br.XVI S (shih). (BX)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Myzeqeja


[cite]