BAUSONITI


BAUSONITI
✤ (NaAlCOj (OH)2). Mineral me ngjyrë të bardhë me nuanca rozë dhe rozë-vjolicë me shkëlqim mëndafshi. Analiza kimike monominerale e D. jep A1203 30-37%, Na20

15-21%, C02 35-37% dhe HzO rreth 5%. D. është formuar gjatë proceseve hidrotermale, si rezultat i bashkëveprimit të kripërave alkalinore të karbonatit të natriumit me mineralet aluT minmbajtëse të shkëmbinjve rrethues. Ka shpërndarje të kufizuar në natyrë dhe takohet vetëm në pak vise të botës, një nga të cilat është edhe vendi ynë, ku D. njihet qysh më 1932 në rajonin e Komanit. Këtu D ndodhet midis flishit të kretakut-paleogjenit të nënzonës së Cukalit gjatë kontaktit tektonik të mbihipjes së zonës së Mirditës mbi nënzonën e Cukalit. D. gjendet bashkë me mineralizimet e realgarit e të auripigmentit. Paraqitet në trajtë iëmshore, me ndërtim rrezor, me kristal fijegjatë me pamje flokore, gjilpërore etj. (A. Gr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bausoniti


[cite]