BEÇISHTI


BEÇISHTI
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (L), n§ rrëzën e malit të Shëndëllisë, në shpatin e djathtë të luginës së Vjosës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Dragot (shih). Përmendet në burimet e shkruara që në shek.XVIII. Është vendlindja e Ali Pashë Tepelenës. Edhe sot ndodhen gjurmët e banesës së tij. Këshilli NÇ u ngrit m§ 1943, u çlirua po atë vit. Koop. bujqësore u formua më 1957, Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave. B. ka shkollë të ciklit të ulët, vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beçishti


[cite]