BERATI KOSTË
✤ (gjysma e dytë e shek.XVIII-fillimi i shek.XIX). Lëvrues i shqipes. Ishte me sa duket nga Berati dhe nxënës i Akademisë së Voskopojës. Jetoi edhe në Gjirokastër. Prej tij ka mbetur dorëshkrim një libër mësimi prej 52 faqesh. Libri ka dy fjalorthë shqip-greqisht, përkthime nga ungjilli, lutje, shqipërimin e një vjershe fetare, si dhe një kronikë greqisht. Puna e K.B. ka rëndësi gjuhësore e kulturore si një nga përpjekjet e para për të futur shqipen në shërbesat fetare dhe në shkollë. Shkrime të tij gjenden të kopjuara edhe nga mësuesi prej Vithkuqi Kostandin Cepi. Në * dorëshkrimin e K.B. është shënuar edhe një alfabet i veçantë.
(Ko.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Berati Kostë
[cite]