BETEJA E CARRALEVËS


BETEJA E CARRALEVËS
✤ (1910) Betejë ndërmjet kryengritësve shqiptarë të udhëhequr nga Isa Boletini dhe forcave të ushtrive osmane të komanduara nga gjenerali Shefqet Turgut pasha. U zhvillua në rajonin Shtimj e-Jezercë-Carralevë (Kosovë). Morën pjesë 20.000 ushtarë turq, kundër 8.000 shqiptarëve. Më 8 maj njësitë turke u hodhën në mësymje masive, por ndeshën në qëndresën e vendosur të shqiptarëve. Sulmet e përsëritura më 9-10 maj mundën të çajnë sektorin e mbrojtjes së kryengritësve në Jezercë. Më 11 maj forcat osmane, si dhe dy grupe të tjera të ndihmuara nga disa batalione të reja, të ardhura nga Prizreni e Mitrovica, rrethuan grupin e Isa Boletinit. Në orët e pasdites kryengritësit çanë rrethimin dhe u tërhoqën drejt Drenicës. Nga të dy palët pati shumë të vrarë e të plagosur.

(Q.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Carralevës


[cite]