BETEJA E BERATIT
✤ (1455). Betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër pushtuesve osmanë në Berat. Në qershor, tishtria shqiptare rrethoi qytetin dhe u dha osmanëve një afat prej 11 ditësh për t’u dorëzuar. Në krye të një pjese të forcave Skënderbeu shkoi drejt J për të çiiruar një kështjellë tjetër më të vogël. Ndërkohë trupat e Isa bej Evrenozit duke përfituar nga tradhtia e M. Golemit me një marshim të shpejtë arritën afër Beratit dhe i goditën në befasi forcat shqiptare të shkujdesura, nën komandën e Muzak Topisë, kunati i Skënderbeut. Ushtria shqiptare pësoi disfatë shumë të rëndë. Vetëm sulmi i furishëm i Skënderbeut, në krye të grupit të vogël të ushtarëve që kishte me vete, bëri të mundur që ushtria të mos asgjësohej tërësisht dhe të tërhiqej me humbje të rënda nga rrethet e Beratit. Ishte e vetmja betejë e Skënderbeut që nuk pati sukses.
(P.Pt.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Beteja E Beratit
[cite]