BETEJA E DIBRËS


BETEJA E DIBRËS
✤ (1458). Betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër trupave osmane të komanduara nga Moisi Golemi (shih), i cili kishte tradhtuar qysh në betejën e Beratit (shih). U zhvillua në maj në fushë të hapur, në Dibër, në afërsi të Oranikut. Ushtria shqiptare mundi të mbyllë në unazën e rrethimit gjithë ushtrinë armike që la në fushën e betejës shumë të vrarë. Moisiu me një pjesë të ushtrisë e braktisi fushën e betejës i ndjekur nga forcat shqiptare.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Dibrës


[cite]