BETEJA E MUSHQETASË


BETEJA E MUSHQETASË
✤ (nëntor 1944). Një nga betejat më të suksesshme kundër forcave gjermane, që u zhvillua në kuadrin e luftës së Tiranës (shih). Forcat gjermane prej mbi 2000 vetash me tanke e autoblinda, që bënin pjesë në grupin «Steyrer», ishin tërhequr nga Peqini dhe nga Elbasani drejtoheshin për në Tiranë. Kishin për detyrë të godisnin nga shpina forcat e UNÇSH që kishin rrethuar kryeqytetin, dhe pasi t’i shkatërronin ato të vijonin bashkë me gamizonin gjerman tërheqjen drejt Shkodrës. Shtabi i Korparmatës I të UNÇSH për të përballuar rrezikun organizoi veprime të shpejta, që përfshinin luftime në pritë, të cilat u shndërruan në sulme të fuqishme për asgjësimin e kolonës armike.

B. e M. u zhvillua në dy rajone nga 9 batalione të brigadave I, IV, VIII dhe XVII S, si dhe batalioni II i Br. XV S, me rreth 2000 luftëtarë. Rreth orës 16.30 të datës 14 nëntor kur balli i kolonës gjermane mbërriti te ura e Erzenit, kurse fundin e kishte në QafëKërrabë, u hap zjarr i befasishëm. Luftimet u zhvilluan shumë të ashpra për 24 orë, deri me ndeshje trup me trup, dhe përfunduan me asgjësimin e plotë të gjermanëve. Vetëm 300 veta të shoqëmar me tanke e autoblinda dhe të ndihmuar nga forca të ardhura nga Tirana, shpëtuan dhe u futën në Tiranë, ku një pjesë u asgjësua në mëngjesin e 16 nëntorit nga forcat e UNÇ që luftonin në kryeqytet. Në B. e M. u vranë rreth 2000 forca naziste, u shkatërrua e u kap i gjithë armatimi, teknika dhe materiali tjetër luftarak. Nga forcat e UNÇSI-I ranë dëshmorë 12 partizanë. Kësaj beteje I është kushtuar «Monumenti i Mushqetasë» (shih)

(K.C)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Mushqetasë


[cite]