BETEJA E QAFËS SË AGRIT
✤ (1910). Një nga betejat e rëndësishme gjatë kryengritjes antiosmane të v.1910. U zhvillua në korrik 1910 ndërmjet 400-500 luftëtarëve të Malësisë së NikajMërturit e Dukagjinit të udhëhequr nga prijësat popullorë Prel Tuli, Mehmet Shpendi e Marash Delia, dhe më se 3000 trupave osmane të Shefqet Turgut pashës. Për të mos lejuar futjen e forcave turke në krahinën e tyre, malësorët organizuan mbrojtje gjatë kreshtës malore të Dukagjinit, prej Qafës së Valbonës deri në Malin e Toplanës, rreth 25 km dhe në lartësitë 1500-2500 m. Nyja kryesore e mbrojtjes u bë Qafa e Agrit në pjesën J të Kreshtës. 250-300 luftëtarë thyen për dy javë rresht (13-27 korrik) shumë sulme të këmbësorisë turke të mbështetur nga zjarri i artilerisë. Qëndresa e shqiptarëve e detyroi komandën turke më 28.7.1910 t’i kthente forcat prapa dhe të tërhiqej drejt Gjakovës me humbje të ndjeshme
(Q.Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Beteja E Qafës Së Agrit
[cite]