Bethlehemi
(greqisht: Βηθλεέμ) Bethlehemi ishte rreth dy orë larg nga Jeruzalemi dhe kishte toka të begata, prandaj quhej “shtëpia e bukës”. Në Bethlehem kishte lindur mbreti David. Ekzistonte edhe një Bethlehem tjetër rreth shtatë milje larg nga Galilea. Judea ishte në Jug të Palestinës. Ungjillori Mathe e thekson në Bethlehem të Judesë jo për ta dalluar nga Bethlehemi i Galilesë, por për të vërtetuar se Krishti lindi në truallin e fisit të Judës, djalit të katërt të Jakovit. Bethlehemi në kohët e lashta quhej Efratah. Këtë e thotë profeti Mikea: “Por ti o Bethlehem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohët e lashta, nga ditët e përjetësisë” (Mikea 5, 2). Maria e kishte origjinën nga Nazareti, por u gjend me Josifin në Bethlehem për regjistrimin sipas urdhëresës së Qesar Augustit (Lluka 2,1-5). Në Bethlehem lindi Jezusin ashtu sikundër e kishin parathënë profetët.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)