BEZISTENI


BEZISTENI
✤ Treg i mbyllur që shërbente për shitjen e mallrave të çmuara: të pëlhurave të importit, argjendarisë, armëve të zjarrit, gurëve të çmuar etj. Përfshinte një numër dyqanesh, ishte i fortifikuar, i siguruar me porta të mëdha dhe të rënda dhe ruhej natën nga njerëz të armatosur. B. ishin bërthambt më të rëndësishme tregtare të qendrave më të mëdha qyietare. Në Shqlpëri në shek.XVII-XIX B. u ndërtuan në Shkodër, Prizren, Berat, Prishtinë etj. nga njerëz të pasur dhe funksionarë të lartë. Me rëndësi ishin B. i Shkodrës, ‘i ndërtuar më 1807-1808 nga veziri Ibrahim pashë Bushatlliu dhe B. i Prlzrenit, që u dogj më 1835.

(Z.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bezisteni


[cite]