BEZHANI
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (VL), në rrezë të malit të Gramozit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Shtikë (shih). Në vitin 1882 Mësuesi i Popullit Petro Nini Luarasi futi fshehurazi në shkollën e fshatit shkrimin e gjuhës shqipe. Burrat para Çlirimit emigronin si inuratorë e gurgdhendës. Këshilli NÇ u formua në tetor 1942. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957; bën pjesë në koop. e bashkuar «Shkëmbi i Bletës» Shtikë. Përmendet për prodhimin e grurit dhe punimin e leshit. Në JP të fshatit është hapur një minierë qymyrguri. B. ka cikël të ulët të 8-vjeçares, vatër kulture, muze, pikat e shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bezhani


[cite]