BIBA BARDLIOK


BIBA BARDLIOK
✤ (1920-1949). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, luftetar i vendosur për forcimin e pushtetit popullor dhe ndërtimin socialist të vendit, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Bulshar të Oroshit (Mirditë) në një familje të varfër fshatare. Nxënës në gjimnazin e shtetit në Shkodër përqafoi icletë komuniste dhe u aktivizua kundër regjimit antipopullor të Zogut. Pushtimin italian e priti me urrejtje dhe u hodh që në fillim në veprimtari antifashiste. Anëtar i PKSH në tetor 1943. Partizan në radhët e çetës Pukë-Mirditë (1943), u ngarkua me detyrën e komisarit politik në çetën partizane të Bunës, pastaj në atë të Dukagjinit dhe të Pukë-Mirditës (1944).

Pas Çlirimit u ngarkua me detyra të rëndësishme partie e shtetërore në rrethin e Mirditës. Komisar i komandës së vendit e sekretar i këshiliit NÇ të rrethit (1945-1946); kryetar i Komitetit ekzekutiv të k.p. të rrethit (1948); sekretar politik i Komitetit të Partisë të rrethit (1949). Luftoi me partishmëri, guxim e trimëri për unitetin e popullit të Mirditës me Partinë, për rindërtimin e vendit dhe për shfarosjen e bandave kriminale e të reaksionit. U vra pabesisht nga rijë bandë te Qafa e Vahmirit, në zonën e Kaçinarit të Mirditës, më 7.8.1949. Deputet në Kuvendin Popullor në legjislaturën I e II. Busti i B.B. është ngritur në qytetin e Rrëshenit. Emrin e tij e mbajnë shkolla e institucione dhe është përjetësuar në këngën popullore e në vepra arti.

(K.P.-R.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Biba Bardliok


[cite]