BIBIIOTEKA ZËRI I SHQIPËRISË


BIBIIOTEKA ZËRI I SHQIPËRISË
✤ (1915). Gazetë politike e shoqërore me prirje patriotike e demokratike. Doli në Sofje (nga nr.1-7) dhe më pas në Sauthbrixh Mass të SHBA (nr.8) në vitet 1915-1916, me redaktor Kristo Dakon nën drejtimin e një komiteti me kryetar Themistokli Gërmenjin. Vlerësoi Kryengritjen Fshatare të Shqipërisë së Mesme dhe duke nxjerrë mësime prej saj, kërkoi që lëvizja kombëtare të organizohej mbi baza të reja klasore duke mënjanuar prej saj bejlerët çifligarë. Mbrojti çështjen shqiptare edhe me shkrime në frëngjisht e anglisht.

(Th.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bibiioteka Zëri I Shqipërisë


[cite]