BIBLIOTEKA SHKENCORE E UNIVERSITETIT TË TIRANËS
✤ U ngrit më 1957 me themelimin e UT duke përfshirë rreth 30.000 vëllime të instituteve të larta të mëparshme. Sot ka mbi 500.000 vëllime, pa llogaritur shtypin e periodikun shkencor. Përveç fondit qendror, ka degë në Fakultetin e Mjekësisë, të Shkencave të Natyrës, të Historisë e Filologjisë dhe kabinete në Fakultetin Ekonomik e të Shkencave politike-shoqërore. Ka lidhje dhe bën shkëmbime me 480 biblioteka e institucione të larta të vendeve të huaja. Nxjerr buietine informative për gjiithë degët e shkencave dhe bibliografi e buletine referuese, që u shpërndahen edhe institucioneve të tjera e qendrave të prodhimit në të gjithë vendin.
(D.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Biblioteka Shkencore E Universitetit Të Tiranës
[cite]