BIBLIOTEKAT
✤ Institucione që grumbullojnë, ruajnë dhe përpunojnë librat e botimet e tjera për t’i shfrytëzuar lexuesit e studiuesit. Në truallin e Shqipërisë njihen që në shek.XV p.e.r. Xshin të përmendura B. e Apolonisë dhe e Dyrrahut (shek. I p.e.r.), e Finiqit (shek.II-III). Gjatë mesjetës u shtuan sidomos B. pranë institucioneve fetare, ku ruheshin edhe kodikë e dorëshkrime të rralla. Në shek.XIII-XVI përmenden B. e Gjirokastrës, Filatit dhe Himarës. Në mes të shek.XVIXI Korça kishte një bibliotekë me 4000 vëllime, të njohura ishin edhe B. e Voskopojës, Vithkuqit, Selasforit (Zvezdës). Shumica e fondeve të tyre u shkatërruan dhe u grabitën nga pushtuesit e huaj. Gjatë Rilindjes Kombëtare nisi krijimi i B. pranë shoqërive e klubeve patriotike. Pas Pavarësisë u ngritën B. publike në Tiranë (shih Biblioteka Komhëtare), në Korçë, Elbasan, Shkodër. Deri më më 1939 kishte gjithsej 5 B. publike me 25.000 vëIlime.
Pas Çlirimit u rrit me shpejtësi numri i B., u pasuruan fondet e tyre dhe u shtuan pa krahasim lexuesit. Vetëm më 1947 u hapën 72 B. nëpër fshatra. Sot ka rreth 4000 B. në qytetet, institueionet, shkollat, qendrat e prodhimit, kooperativat bujqësore etj. me një fond rreth 12 milionë libra. Janë ngritur biblioteka shkencore të posaçme, si Biblioteka e Akademisë së Shkencave, Biblioteka e UT, Biblioteka e Institutit të Lartë Bujqësor (shih) etj.
(P.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bibliotekat
[cite]