BIMËT AROMATIKE


BIMËT AROMATIKE
✤ Bimë që përpunohen për të nxjerrë vajrat esenciale, të grumbulluara në pjesë të veçanta të tyre. Në Shqipëri ka kushte të përshtatshme klimatike dhe rriten në gjendje spontane B. A. të ndryshme, që kanë përhapje të gjerë gjeografike e në zona të veçanta janë mjaft të dendura. Për vajrat e tyre esencialë shfrytëzohen në shkallë industriale: pisha e zezë, pislia e egër, arneni, bredhi, dafina, mareja, rigoni, dëilinja e kuqe, mendra e egër. (Mentha pulegium), milosfaka (Salvia triloba), mërsina (Myrtus communis, L.), zhumbrica (Thimus sepillum), shtërmeni (Satureia ‘montana), sherbela, lëkurat e portokallit. Ndër B.A. që shfrytëzohen vendin e parë e zënë drurët koniferë, së cilëve u bëhen prerje vertikale në lëkurën e trupit nga ku kullom rrëshira. Vajrat e tyre janë të pasura me alfa pinen ose u mblidhen halat, që janë të pasura me acetat të bornilit. Nga shfrytëzimi i bimëve barishtore ose shkurreve fitohen komponentë terpenikë, siç janë tujoni, borneoli, acetati i bornilit, cineoli, linaloli, geranioli, terpineoli, mentoli, tinoli, anetoli etj. Me distilimin e B.A merren kryesisht ndërmarrjet e ind. së lehtë në Elbasan, Rrogozhinë,

Shkodër, Lezhë, Lushnjë, Përmet, Gjirokastër, Sarandë. .Vajrat esenciale përftohen kryesisht në distilatorë të transportueshëm, me anën e distilimit në rrymë avulli. Esencat e lëkurave të portokallit nxirren me presim. Sot po shfrytëzohen edhe disa bimë që janë futur në kulturë, siç janë finoku (Foenieulum vulgare), koriandri (Coriandrum sativum, L.), lavanda (Lavandula spica e L. vera), manzurana (Majurana hortensi), mendra (Mentha piperita), lulja e Shëngjinit (Salvia sclarea), sinapi (Sinapis nigra e S. alba), saturea (Saturea hortensis). Vajrat esenciale që nxirren prej B.A. shfrytëzohen kryesisht nga ind. e vendit, pjesërisht eksportohen.

(Sa.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bimët Aromatike


[cite]