BIMËT REGJËSE


BIMËT REGJËSE
✤ Bimë nga të cilat nxirret tanini, lëndë me përbërje fenolike, që ka veti rrudhëse, si dhe aftësi për t’u lidhur me proteinat e lëkurës, duke e regjur.

Më e rëndësishmj a ndër B. R. në Shqipëri është valanidhi (Quercus macrolepis) i bardhë, i kuq, i hinjtë, që gjendet në dushkajat (shih) sidomos në J , ndërmjet Vlorës e Konispolit, nga zhguajt e të cilit nxirret deri 40% tanin. Por B. R. që shfrytëzohen më tepër në vend për nxjerrjen e taninit janë shqemja (shih), nga gjethet e së cilës nxirren deri 21% tanin dhe cermëdelli (Cotinus coggygria), të përhapur në Tropojë, Kukës, Shkodër, Pukë, Mat, Gjirokastër, Përmet etj. Lëndë regjëse nxirren edhe nga druri, lëvorja dlie mbështjellja e frutit të gështenjës së butë dhe të egër, nga gjethet e xinës (Pistacia lentiscus). të qelbësit ose bafrës (Pistacia terebinthus) e të maresë (shih), nga lëvorja e shegës së egër (Punica granatum), mërsinës (Myrtus communis), thanës etj. Në të kaluarën punishtet e përpunimit të lëkurëve (shih) të vendit i kanë përdorur B. R. për regjjen e shollës, soletës, vaqetës, telatinës dhe meshinave, duke i shfrytëzuar ato në gjendje natyrore ose duke i përpunuar £ne mjete të thjeshta. Më 1953 u vu në shfrytëzim Fabrika e ekstrakttanimt në Vlorë për përpunimin e B. R. dhe nxjerrjen e ekstrakteve të thata, në formë pluhuri. Një pjesë e tyre përdoren në vend dhe një pjesë tjetër eksportohet. Disa nga B. R. me veti rrudhëse si thana, shega etj., përdoren edhe në mjekësinë popullore.

(J. V.—B. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bimët Regjëse


[cite]