BIZELJA
✤ (Pisum, L.). Bimë barishtore njëvjeçare e familjes bishtajore (Leguminosae) që përmbledh dy lloje. B, e rëndomtë ose rrillën e kultivuar (Pisum sativum L). dhe B. e arave ose hargoçin, që rritet për ushqimin e bagëtisë. B. ka kërcell të zhrazët, që zgjatet deri 200 cm, me gjethe të përbëra, çiftpendore që përfundojnë me loze, të plota, me ndajgjethëza shumë të mëdha, bën lule të vetmuara ose çifte, me ngjyra të ndryshme nga e bardha deri në të purpurt. Lulëzon në maj-korrik, është vetëpllenuese, Bishtajat fillojnë tëpiqen në qershor, kanë kokrra pak a shumë të rrumbuliakëta me diametër 2-8 mm. Tek B, e kultivuar kokrrat kanë ngjyrë të bardhë, të verdhë e të blerta pa njolla, tek B. e arave kokrrat janë të çrreguilta, me ngjyrë të murrme dhe me njolla. B. ka vlera të mëdha ushqimore, kokrrat për- mbajnë 21-34% albuminë, 2 herë më shumë se tek drithërat, janë të pasura edhe me aminoacide. Bishtajat e njoma të B., si dhe kokrrat e saj të njoma ose të thata përdoren për për-gatitjen e gjellëve, dhe janë lëndë e parë për industrinë e konservimit.

(N. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bizelja


[cite]