BJESHKËT E NAMUNA


BJESHKËT E NAMUNA
✤ Kurriz malor në Alpet Shqiptare, rrethi i Shkodrës, me lartësi 2400-2500 m, gjatësi 12 km dhe gjerësi 5-7 km, Është I ndërtuar prej gëlqerorësh e dolomitesh të mesozoit. Natyra tepër e ashpër, relievi shumë i thyer, mungesa pothuajse e plotë e bimëve (mbi iartësinë 1400-1500 m) dhe e ujërave sipërfaqësore u kanë dhënë emrin që mbajnë. Formojnë një vargëzim kreshtash nga më të mprehtat në të gjitha Alpet Shqiptare (shih). Të dy shpatet e tyre (ai nga VP dhe JL) përfundojnë në gropa e lugje të thella, duke krijuar rrëpira. Majat më të larta janë: maja e Radohinës dhe e Shënikut në formë kësule, maja e Risklit (2498 m), e Harapit (2217 m) dhe ajo e Shtogut (2246 m) në formë shtyllash, kurse maja e Prozhurit (2452 m) dhe ajo e Langojve (2426 m) kanë forma piramidale. B. e N, janë një nyjë e rëndësishme hidrografike midis 1. të Shalës në J, Cemit të Vuklit në VP dhe Limit në VL (jashtë kufirit). Bimësia deri në lartësinë 1400-1500 m përfaqësohet nga zona e ahut, më lart shtrihen tërësisht kullotat alpine. Bjeshkët e Namuna të Kosovës janë zona malore më e madhe dhe më e lartë e Kosovës (shih), në pjesën P të saj, kufi me RPS të Shqipërisë dhe Malin e Zi, vazhdim i drejtpërdrejtë orografik i B. të N. që shtrihen brenda territorit të RPS të Shqipërisë. Janë të ndërtuara kryesisht nga shkëmbinj të metamorfizuar paleozoike e mesozoikë të zonës Pelagoniane (e njëjtë me zonën e Korabit). Rrjedhja e sipërme e Bistricës së Pejës I ndan B. e N. të Kosovës në pjesën J dhe V. Në pjesën J, ku hyjnë malet e Junikut, Deçanit, Kozhnjerit, Koprivnikut, Mali i Lumbardhës etj., gjenden majat më të larta të B. të N., si maja e Ropës, Marjashi, Gjeravica (Gjeravina), maja më e lartë e Kosovës (2656 m). Kanë gjithashtu reliev të ashpër, të thepisur, me kreshta ië ngushta e forma të shumta të krijuara nga akullimi i kuaternarit (cirqe, lugina e liqene akullnajore) dhe erozioni ujor. Në rrjedhën e sipërme të Bistricës së Pejës gjendet rrethina e Rugovës me morfologji të veçantë grykash dhe natyrë alpine shumë piktoreske.

Pjesën V të B. të N. të Kosovës e përbëjnë malet Hajlla (2120 m), me reliev ku ruhen gjurmë të shumta të akullimit të kuaternarit, ndërsa Zhlebi, Mokra etj. kanë shpate më të buta, me forxna të relievit karstik e lumor. Në drejtim të Rrafshit të Dukagjinit këto male ulen dora-dorës e kalojnë në zonën kodrinore të Podgurit të Pejës, me lugina të reja, të gjera dha lartësi të ndryshme, ndërsa në reliev iuajnë rol të madh depozitimet morenike të akujve të kuaternarit. B. e N, kanë pasuri të mëdha ujore. Këtu buron Brini i Bardhë (shih) dhe degët e djathta të tij: Bistrica e Pejës, Bistrica e Deçanit, Ereniku etj. Gjenden shumë liqene akullnajore (grupi i liqeneve të Gjeravicës ku spikat Liqeni i Madh në lartësinë 2320 m dhe Liqeni i Vogël në lartësinë 2360 m), si dhe Hridi, liqeni më i rëndësishëm e më i bukur, në lartësinë 1970 m (me thellësi 8 m). Klima * është alpine me dimër të gj atë e të ashpër, me reshje të shumta bore, dhe verë të shkurtër e të freskët.

B. e N. të Kosovës janë një nga zonat më të pasura të Ballkanit me bimësi, sidomos me pyje të larta, përbërja e të cjlave ndryshon në përputhje me lartësinë, Në rrëzë të maleve rritet dushku dhe gështenja, pastaj ahu, më lart halorët, disa prej të cilëve janë endemikë e shumë të lashtë (rrobulli, arneni, pisha e zezë, pisha e bardhë). Mbi këta halorë rritet kërleka (Pinus mugo Tu.), një pishë e ulët dhe e shtrembër në trajtë gëmushe, një nga halorët më origjinalë të treyës Ballkanike, Më lart shtrihet zona e livadheve alpine me barëra e iule të shumëllojshme (ylli i alpeve, vulfenia etj.). Bota e kafshëve të egra në B. e N. të Kosovës është gjithashtu e pasur dhe e shumëllojshme (ariu i murrmë, ujku, rrëqebulli, shqarthi i artë, shqarthi i bardhë, dhelpra, derri i egër, dhija e egër, kaprolli, pula e egër, gjeli i egër, thëllëza etj.).

(Gj. G.—Me. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bjeshkët E Namuna


[cite]