BJESHKËT E TËRBUNIT DHE KUSHNENIT


BJESHKËT E TËRBUNIT DHE KUSHNENIT
✤ Bllok malor në anën JP të rrethit të Pukës, me lartësi 1476 m (maja e Suçelit). Shtrihet midis luginës së Fanit të Madh në L (nga Fushë-Arrëzi deri në Kaçinar), luginës së Gomsiqes në V (midis Pukës e Gomsiqes) dhe peilgut të Kalivaçit e atij të Ungrejt në JP e J. Është i ndërtuar kryesisht prej shkëmbinjsh ultrabazikë dhe pjesërisht nga shkëmbinj efuzivë. Ka strukturë bllokore dhe të copëtuar në formë rrezore, nga degët e 1. Drin dhe Fanit të Madh. Është i ndarë thuajse mes për mes nga lugina e sipërme e Gjadrit, mjaft e thellë (300-400 m) dhe me shpate shumë të pjerrëta. Në VP të kësaj lugine blloku merr emrin Bjeshkët e Tërbunit (Maja e Kumbullës, 1460 m), kurse në JL quhet Rjeshkët e Kushnenit (maja e Suçelit). Pjesa kulmore ka pamjen e një pllaje (Fusha e Kumbullës dhe Livadhet e Hamzit në Tërbun dhe Fusha e Gjobardhit në Kushnen). Janë të veshura me dushk (që është i degraduar) dhe me ah e pishë mjaft të dendura (mbi 1100-1200 m lartësi).

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bjeshkët E Tërbunit Dhe Kushnenit


[cite]