BOGAZI
✤ Grykë lumore në pjesën J të rrethit të Sarandës me gjatësi 1.6 km. Është formuar nga ngushtimi i luginës së 1. Pavla, midis malit të Milesë në bregun e djathtë dhe malit të Saraqlnit, në bregun e majtë. Ky ngushtim është aq i madh saqë lugina bëhet një me shtratin e lumit (20-30 m në pjesët më të ngushta). Është grykë erozive e çarë me paraardhje në gëlqerorët e jurasikut e të kretakut. Shpatet e zhveshura janë thuajse pingul. Përmes saj kalon rruga automobilistike Sarandë-Konispol. Ka rëndësi si i vetmi kalim i përshtatshëm nga zona e Konispolit për në fushën e Delvinës.

(Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bogazi


[cite]