BOBOSHTICA


BOBOSHTICA
✤ Fshat në rrethin e Korçës (J), në rrëzën P të malit të Moravës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Drenovës (shih). B. është vendbanim i lashtë. Për këtë dëshmojnë objekte të kulturës ilire të fillimit të mijëvjeçarit të parë, rrënoj a të një kalaje antike të vonë, monumente të artit dhe kulturës mesjetare si kisha e Shënkollit (1450) etj. Më 1817 Aii Pashë Tepelena e ktheu B. në një çiflig të tij. Është vendlindja e shkrimtarit Viktor Eftimiu (shih). Banorët kanë marrë pjesë aktive në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit më 22 tetor 1942; celula e PKSH u krijua me themelimin e PKSH. Në prill 1943 fshati u dogj nga forcat armike dhe nazistët gjermanë bënë masakra në B. më 1944. U çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. B. bën pjesë në koop. e bashkuar të Drenovës. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, i panxhar sheqerit, pemëtaria (manat e zinj) etj. Në Moravë pranë B. ka shfaqje asbesti. B. ka shkollë të ciklit të ulët, muze, vatër kulture, ambulancë, pika të shërbimit tregtar e komunal. Disa banesa janë monumente kulture dhe manat e zinj monument natyre.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Boboshtica


[cite]