BREZARET
✤ Breza toke që hapen në faqe të pjerrëta për të mbjellë bimë bujqësore ose dm frutorë. Përbëhen nga pjesa e rrafshtë dhe shpatina (ledh). Plapen dnke e gërmuar dhe mbushur vendin ose me plugim dhe punim të tokës duke i kthyer plisat vazhdimisht në një krah. Me B. ngadalësohet rrjedhja e ujit, mënjanohet gërryerja dhe lehtësohen punimet bujcësore. Shpatina që nuk punohet, shfrytëzohet per bar ose mbillet me hardhi. Në vend të shpatinës mund të bëhet mur me gurë. Rrëzë shpatinave hapen vijat që presin dhe largojnë ujërat e tepërta, ato shërbejnë edhe për ujitje. Hapja e B. ka tradita të lashta në Shqipëri. Janë të përmendura arat me ledhe të Dibrës, arat me mure të Himarës, të Malësisë së Shkodrës, të rrëzës së Tomorrit etj.
Veçanërisht që nga mesi i viteve 60 duke vënë në jetë porositë e PPSH e të sh. Enver Hoxha «T?u qepemi kodrave e maleve, t’f zbukuxojmë e t’i bëjmë pjellore si £ushat», brezarfmi përbën drejtimin themelor të punës për sistemimin masiv të tokave kodrinore malore me B. të mbjella me dru frutorë, ullinj, agmme, vreshta etj. Për këtë punë të madhe, që i ka ndryshuar pamjen truallit të Shqipërisë kanë dhënë ndihmesë të veçantë edhe aksionet kombëtare të rinisë (shih). B. më të mëdha janë ato të bregdetit që fillojnë nga Jonufra në Vlorë e vijojnë në Lukovë e deri në Ksamil.
(Z. Ra.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Brezaret
[cite]