BRIGADA XI SULMUESE E UNÇSH


BRIGADA XI SULMUESE E UNÇSH
✤ U formua më 1.11.1944 në qytetin e çliruar të Fierit, me luftëtarë të tri batalioneve të Grupit të Maliakastrës dhe të një batalioni të Myzeqesë, me një efektiv prej rreth 1200 luftëtarësh, që u organizuan në 4 batalione. Në kuadrin e luftës për çlirimin e Tiranës (shih) më 11 nëntor, në bashkëveprim me Br. XII S (shih), goditi një autokolonë gjermane në afërsi të Peqinit dhe i vrau 300 ushtarë, i shkatërroi një pjesë të teknikës luftarake dhe i zuri një sasi armatimi e materiali ushtarak, Më pas lëvizi drejt Durrësit dhe së bashku me forcat e Br. XII S mori pjesë në çlirimin e Peqinit, Kavajës dhe Durrësit. U vendos në zonën Durrës-Kavajë-Shijak për të siguruar bregdetin dhe për të spastruar këtë zonë nga kriminelët e luftës.

Duke zbatuar urdhrin e Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH, sh. Enver Hoxha, nuk lejoi të vendoseshin në Durrës ushtarët dhe oficerët e anijeve angleze, të cilët pretendonin se do të çminonin ujërat në detin Adriatik. Në periudhën janar-mars 1945, së bashku me disa njësi të tjera të UNÇSH, mori pjesë në operacionin që u zhvillua në Shqipërinë e V për të shpartalluar bandat reaksionare

(A. H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brigada Xi Sulmuese E Unçsh


[cite]