BRIGADA XVI SULMUESE E UNÇSH
✤ U formua më 20.8.1944 në Therepel të Skraparit nga një batalion i Beratit, dy batalione të Mallakastrës dhe një çetë vullnetare e Lushnjës, me rreth 465 luftëtarë, të organizuar në tri batalione. Brënda një kohe të shkurtër numri i luftëtarëve u dyfishua dhe më 10.9.1944 u formua batalioni i IV. Në kuadrin e mësymjes së njësive të UNÇSH për çlirimin e qyteteve kryesore të Shqipërisë së Jugut (shih), Br, XVI S zhvilloi veprime luftarake në zonën Berat-Vlorë-Lushnjë. Deri në dhjetëditëshin e parë të tetorit çliroi krahinën e Myzeqesë dhe e detyroi armikun të tërhiqej në qytetin e Fierit e të Lushnjës. Duke mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm rrugët Vlorë-Fier, BeratLushnjë e Berat-Fier, goditi autokolonat e armikut. Më 18 shtator organizoi pritën në fshatin Vajkan, në rrugën Fier-Lushnjë, kundër autokolonës gjermane, së cilës i shkaktoi shumë dëme në njerëz e material luftarak; po kështu e dëmtoi armikun në pritën e Qafës së Koshovicës në rrugën Viorë-Fier dhe në pritën në kodrat e Çukasit në rrugën Berat-Lushnjë, më 5 tetor. Në bashkëveprim me forcat e Grupit III të Mallakastrës, një pjesë e forcave të Br. XVI S, me një sulm të shpejtë dhe të befasishëm çliruan më 15 tetor qytetin e Fierit, ndërsa pjesa tjetër e forcave, në bashkëveprim me Br. VIII S fshih), vazhdoi veprimet luftarake mësymëse kundër armikut në qytetin e Lushnjës, të cilin e çliroi më 18.10.1944. Në luftë për çlirimin e aidheut nga efektivi i Br. XVI S ranë dëshmorë 55 partizanë. Më 14.12.1944 u rreshtua në përbërje të D. III S të UNÇSH (shih). Në fillim të vitit 1945 ajo botoi gazetën e saj «Zëri i çlirimit».
(A.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Brigada Xvi Sulmuese E Unçsh
[cite]