BRIGADA XXVII SULMUESE E UNÇSH


BRIGADA XXVII SULMUESE E UNÇSH
✤ U krijua më 29.11.1944 në qytetin e Shkodrës nga partizanët e Grupit Partizan të Shkodrës, nga pjesëmarrësit e njësiteve guerile të qytetit, njësitet partizane që vepronin në qarkun e Shkodrës, në Mirditë, Pukë, Lezhë e Zadrimë dhe me vullnetarë nga fshati e qyteti, gjithsej 1200 luftëtarë. Menjëherë pas formimit mori urdhër të kalonte kufirin shtetëror për të çliruar Tivarin dhe tërë krahinën e Krajës në Mal të Zi, pastaj, në bashkëveprim me forcat partizane jugosllave dhe ato të Br. VI S të UNÇSH u caktua të merrte pjesë në rrethimin e forcave gjermane që mbanin të pushtuar Podgoricën e ta çlironin atë. Më 30.11.1944 Br. XXVII S u nis në marshim dhe, pasi përshkoi me shpejtësi 48 km rrugë, arriti në qytetin e Tivarit ku popullsia e atjeshme e priti me gëzim e dashuri. Më 5 dhjetor u kthye në qytetin e Shkodrës. Pas Çlirimit Br. XXVII S, u caktua me detyrë të spastronte zonat e Shqipërisë së Veriut prej mbeturinave të reaksionit, detyrë të cilën e kreu me nder.

(R. Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brigada Xxvii Sulmuese E Unçsh


[cite]