BRIGADAT SULMUESE TË UNÇSH


BRIGADAT SULMUESE TË UNÇSH
✤ Formacione të mëdha ushtarake, njësi taktiko-operative të UNÇSH. Lindën me zgjerimin e Luftës ANÇ dhe shtimin e çetave e batalioneve partizane sipas direktivës së Konferencës I të Vendit të PKSH (shih) dhe menjëherë pas formimit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ (shih) për të kryer luftime të shkailës më të gjerë, në fazën e re të kryengritjes së përgjithshme popullore. Krijimi i tyre fillon me formimin e Br. I S (shih) me 15.8.1943 dhe vijoi deri në çlirimin e vendit. U krijuan gjithsej 24 Br. S, ishin në fillim formacioni më i madh i ushtrisë së rregullt popullore, që zhvilluan krvesisht luftë partizane. Ato ngriheshin në bazë të një plani të posaçëm të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH nga luftëtarët e çetave e batalioneve partizane e atyre territoriale të një qarku dhe me vullnetarë nga fshatrat e qytetet. Vetëm ndonjë brigadë, si I dhe II, u formuan me partizanë nga çetat e batalionet e disa aarqeve.

Br. S. si rregull, ndërtohej me 4-5 batalione pushkatare e një kompani armësh të rënda, mortajash 81 mm ose topash 47-32 mm, në raste të veçanta edhe me pushkë kundërtank 20 mm. Udhëheqja e Partisë realizohej nga celulat që ngriheshin në çdo * kompani, shtab batalioni e brigade, nga byrotë e Partisë të batalioneve dhe nga komitetet e Partisë të brigadave.

Br. S. dreitoheshin nga Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH dhe vepronin në zona të gjera, në. gjithë Shaipërinë. Batalionet e tyre veprimet luftarake i kryenin në bashkërendim me njëri-tietrin dhe me batalionet e çetat partizane territoriale. Kuadrot drejtuese ushtarake e politike përgatiteshin në zjarrin e luftës nga radhët e partizanëve më trima e fnë besnikë. Furnizimi material, ushqimet e veshmhathja sigmroheshin kryesisht nga populli, kurse armët e municionet nga armiku. Br. S. zhvillonin veprimtari të gjerë politike në fshatrat e qytetet për edukimin e popullit me vijën e PKSH, siguronin ngritjen e forcimin e pushtetit të ri të këshillave NÇ, ndihmonin për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të popullit. Me formimin e divizioneve të UNÇSH (shih) Br. S. hynë në përbërjen e tyre, komandoheshin e vepronin sipas urdhrave të komandave të divizioneve, vetëm për detyra të veçanta ato drejtoheshin drejtpërdrejt nga Komanda e Përgjithshme e UNÇSH.

Për udhëheqjen politike e ushtarake të brigadave sulmuese KQ i PKSH dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇSH ngarkuan komunistë militantë të Partisë dhe kuadro ushtarakë e politikë të dalluar në batalionet e në brigadat partizane, si shokët Hysni Kapo, Adil Çarçani, Haki Toska, Manush Myftiu, Abas Shehu, Mustafa Matohiti, Petro Papi, Ramiz Alia, Josif Pashko, Shefqet Peçi, Teki Kolaneci, Kahreman Ylli, Alqi Kondi, Vasil Nathanaili, Qamil Guranjaku, Vasil Konomi, Riza Veipi, Riza Kodheli, Gjon Banushi. Hasaf Dragoti, Jaho Gjoliku, Gjeli Argjiri, Ndreko Rino, Salë Verdha, Shahin Ruka, Misto Treska, Qazim Kondi, Niazi Çepani, Tajar Grepcka, Irakli Bozo, Mevlan Dervishi, Halil Pulo, Rifat Bajrami, Qemal Klosi, Ethem Gjinushi, Ali Doci, Nuri Arapi etj.

(I.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brigadat Sulmuese Të Unçsh


[cite]