BRONZI
✤ Lidhje metalike të bakrit me metale të tjera, kryesisht me kallaj. Veç B. me kallaj ka edhe B. me alumin, B. me beril, B. me plumh, B. me silic etj.

B me kallaj njihej që në lashtësi, në kohën e bronzit (shih), dëshmi të shumta janë gjetur edhe në Shqipëri. B. me kallaj është shumë i qëndrueshëm ndaj mjaft acideve e bazave dhe ka përdorim të gjerë, sidomos për të prodhuar detale të derdhura, që punojnë me fërkim, në industrinë mekanike, në ndërtimin e anijeve etj. Shtesa e elementeve të tjera përmirëson vetitë e B. B. prodhohet në Uzinën e rafinimit dhe përpunimit të bakrit në Rubik, si dhe në shkritoret e uzinave të ndryshme mekanike. (N. Lo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bronzi


[cite]