BUBULLIMA
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (J) në të majtë të rrugës Lushnje-Fier. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat Ardenica, Bitaj, Eskaj, Gjonasi, Halilaj, Kolonja, popullsia gjithsej 6100 banorë. Përmendet në burime historike në shek, XVII Shkolla shqipe u ngrit këtu më 1913. Këshilli NÇ u krijua më 1943, u çlirua më 18.10. 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1948, më 1963 u përfshi në kooperativën e bashkuar ndërsa më 1973 u kthye në KTL. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave. B, ka shkollë 8-vjeçare, muze, grup folklorik, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bubullima
[cite]