BUE AMI
✤ (Ami Bouë, 1794-1881). Etnograf, gjeolog dhe udhëtar francez, që punoi për një kohë të gjatë në Vjenë. Bëri udhëtime të gjata në Evropë e në Ballkan dhe në Shqipëri në veçanti. Veprat e tij kryesore me interes për çështjet shqiptare janë Turqia Evropiane (La Turquie d’Europe, Paris, 1840) në 4 vëllime dhe Përmhledhje udhëtimesh në Turqinë Evropiane (Recueil d’iiinëraires dans la Turquie d’Europe, Vjenë 1854) në 2 vëllime. Paraqet të dhëna për historinë politike e ekonomike të Shqipërisë, dhe për veçoritë e kulturës materiale e shpirtërore (organizimi shoqëror, banesa, veshjet; cilësitë morale etj.) Megjithëse jep disa vlerësime të diskutueshme, të dhënat e autorit kanë vlerë njohëse historike.
Në fushën e gjeologjisë, në veprën kryesere Përshkrim gjeologjik i Turqisë Evropiane (Esquisse gëologique de la Turquie d’Europe, Paris 1840). ka përcaktuar depozitimet e kretakut, të paleogjenit e të neogjenit dhe, ndër të tjera, ka folur për vendburimin e serës së Selenicës, për ujërat termominerale të Dibrës e të Fushë-Krujës, si dhe për gjipset e Vlorës.
(L. Mi—A. Gj.—S. Pa.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bue Ami
[cite]