BUKASI
✤ Fshat në rrethin e Fierit (JP), në rrjedhën e mesme të 1. Gjanica, në dy anët e rrugës Fier-Ballsh. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Ballshi,, Belishova Drenova, Kashi, Lepuleci, Lofkëndi, Lavdani, Ngrançija, Usoja, Visoka, popullsia gjithsej 9990. Treva ka qenë e banuar që në lashtësi (shih: Ballshi). Janë bërë zbulime arkeologjike në Drenovë (në Gone) dhe në Visokë ka tuma ilire. Banorët kanë marrë pjesë në luftërat për pavarësi dhe në Luftën ANÇ. Në Gradishtë të Belishovës ra në mars 1944 Heroi i Popullit Dino Kalenja. Koop. e bashkuar u formua më 1971. Ka brejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, duhanin e luien e diellit. Në Drenovë ka blloqe të mëdha me qershi. D. ka shkollë 8-vjeçare, muzeun, qendër shëndetësore, pika shërbimi tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bukasi
[cite]