BUKLI


BUKLI
✤ Varrezë e kulturës arbërore e shek. VI-VIII në malësinë e Mirditës, në kodrat që zbresin nga fshati Kullagji drejt luginës së Fanit të vogël, në JL të Shupalit. U zbulua më 1963. Kultura materiale e varrezës është e ngjashme me kulturën e Komanit (shih) dhe të varrezave të tjera arbërore.

(H.,Sp.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bukli


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "BUKLI" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/bukli