BULETINI JESHIL


BULETINI JESHIL
✤ (1938). Organ perioclik teorik 1 Grupit Komunist të Shkoclrës, që doli ilegalisht si broshurë e shaptilografuar në disa numra gjatë v. 1938-1939. E mori emrin nga ngjyra e kapakëve. Botoi pjesë nga veprat e klasikëve të marksizëm-leninizmit, shkrime që flisnin për epërsinë e rendit socialist dhe arritjet e socializmit në BS. Demaskoi regjimin zogist, fashizmin, politikën italiane për skllavërimin e Shqipërisë. Dha ndihmesë me rëndësi për lëvizjen komuniste shqiptare. Por B. 5. u bëri një analizë të gabuar marrëdhënieve klasore e luftës së Masave në Shqipëri, duke mohuar ekzistencën e borgjezisë e të klasës punëtore clhe duke i konsicleruar zejtarët si pjesën më përparimtare të shoqërisë. Nënvleftësoi detyrat kryesore kombëtare e demokratike dhe nxori në plan të parë detyrat e parakohshme të krijimit të clemokracisë proletare. Në faqet e B. J. u propaganclua teoria e «ruajtjes së kuadrove», që i mbante komunistët larg aksioneve për t’u liclhur me masat, dhe mjaft pikëpamje trockiste e oportuniste, që krijuan çoroditje në anëtarët e grupit. Pikëpamjeve të B.J. iu kundërvu revista teorike e Grupit Komunist të Korçës Përpara.

(V.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Buletini Jeshil


[cite]