BUSHATI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (J), në krahun e djathtë të rrugës automobilistike Shkodër-Lezhë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Ashtë, Bërdicë e Sipërme, Beltojë, Kosmaç Plezhë, Bërdicë e Mesme, Mali Hebej, Melgushë, ■ Stajkë, Shkjezë, Bërdicë e Madhe, Trush, popullsia gjithsej 14.848 banorë. Vendbanim i periudhës ilire, B. dëshmohet në të kaluarën e largët me emrin Buzëgjarpri. Emri i ri B, del aty nga viti 1662. Banorët kanë ndihmuar gjallërisht Luftën ANÇ; Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1943; u çlirua më 25.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Është qendër e KTL, formuar më 1.1.1974. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e gjedhit. B. ka shkollë të mesme, muze, shtëpi lindjeje, pika të shërbimit tregtar dhe komunal.

✤ Fshat në rrethin e Pukës (VL), nga e majta e rrugës automobilistike Pukë-Fushë-Arrëz. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Dushnezë, Millë, popullsia gjithsej 1104. U njoh si fshat më 1961, më parë ishte lagje e fshatit Millë. U çlirua në tetor 1944. Koleklivizimi i bujqësisë u bë më 1967. B. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten pemët dhe bagëtitë e imëta, B. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, spital, pika të shërbimit tregtar e komunai.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bushati


[cite]