BUSHNESHI


BUSHNESHI
✤ Fshat në rrethin e Krujës, në të dy anët e përroit të Drojës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Burizanë (shih; popullsia 1240. B. përmendet në burimet e shkruara qysh në shek. XV. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Para Çlirimit ka qenë kënetë dhe moçalishte. Gjatë viteve të pushtetit popullor u bë bonifikimi i tyre. Koiektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i dndhërave, i lulediellit dhe i foragjereve. B. ka shkollë 8vjeçare, muze, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bushneshi


[cite]