BUZA AFEDURRA


BUZA AFEDURRA
✤ Piktor e vizatues i periudhës së Pavarësisë dhe të socializmit. Piktor i Popullit. Lindi në Shkup nga një familje patriotike prej Gjakove. Anëtar i shoqërisë «Bashkimi» (shih) mori pjesë në Revolucionin demokratik-borgjez të vitit 1924. Pasi kreu më 1928 Normalen e Elbasanit ku u duk edhe talenti i tij në vizatim, studioi në Torino, pastaj në Akademinë e Arteve të bukura të Firences. Pas kthimit në atdhe punoi në Tiranë mësues vizatimi. Vizatoi figura e mjedise karakteristike kombëtare etj., por nuk i ekspozoi asnjëherë. Pas Çlirimit mori pjesë që në të parën ekspozitë kombëtare më 1945 dhe nisi një ve~ primtari të re krijuese. Punoi në Komitetin e Kulturës e Arteve etj. Më 1982 u hap nëN Tiranë një ekspozitë e tij e madhe retrospektive.

Vepra e A. B. gjatë periudhës së socializmif është e gjerë në gjinitë e ndryshme të pikturës e të grafikës, përfshin një radhë kompozimesh, shpesh masive, përveç portreteve, peizazheve, natyrave të qeta etjnë një stil të vetin mjaft dekorativ, me elemente ekspresive e shpesh simbolike. Temat kryesore janë qëndresa për ekzistencën kombëtare, trimëria dhe virtytet e popullit shqiptar, veprimtaria e masave, jeta e re në socializëm, ngjarje e figura të shquara historike kombëtare etj. Ndër veprat e tij shquhen «Barrikadat» (1945), «Punë vullnetare në Kombinatin «Stalin» (1949), «Këngë për jetën e re» (1969)?

(A. Ku.—Xh. Ll.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Buza Afedurra


[cite]