BYROJA INFORMATIVE E PARTIVE KOMUNISTE E PUNËTORE


BYROJA INFORMATIVE E PARTIVE KOMUNISTE E PUNËTORE
✤ (INFORMBYROJA), Organ konsultativ i 9 partive komuniste e punëtore të Evropës (PK e Bashkimit Sovjetik, PK e Bullgarisë, PPB e Polonisë, PK e Çekosllovakisë, PK e Jugosllavisë, PP e Hungarisë, PP e Rumanisë. PK e Francës, PK e Italisë). U formua me vendim të Konsultës Informative të këtyre partive që u mbajt në Varshavë në fund të shtatorit 1947. Qendra e B. I. u vendos në Bukuresht. Qëllimi i saj ishte organizimi i shkëmbimit të përvojës midis partive komuniste dhe bashkërendimi, sipas rrethanave, i veprimtarisë së tyre. Në janar 1948 B. I. vendosi të botohej organi i saj Për një paqe të qëndmeshme, për një demokraci popullore».

Informbyroj a dha ndihmesë të rëndësishme për zbulimin e tradhtisë së revizionistëve jugosliavë, Ndër dokumentet më të rëndësishme historike të saj është Rezoluta e mbledhjes së qershorit 1948 cMbi gjendjen në PK të Jugosllavisë». Në këtë dokument të rëndësishëm marksist-leninist u kritikuan rreptë pikëpamjet antimarksiste të udhëheqjes jugosllave për një varg problemesh të teorisë e të praktikës së revolucionit dhe të ndërtimit të shoqërisë socialiste, u dënua botërisht deviacioni i saj nga marksizëm-leninizmi. Një dokument tjetër me rëndësi për demaskimin e titizmit ishte gjithashtu rezoiuta e B. I. e nëntorit 1949.

PPSH ka vlerësuar lart rolin e rëndësishëm të B, I. në historinë e lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Ajo u solidarizua plotësisht me rezolucionet e saj të qershorit 1948 dhe të nëntorit 1949, kushtuar demaskimit të revizionizmit jugosllav, si dokumente që shprehnin edhe mendimet e PPSH për udhëheqjen titiste dhe veprimtarinë antimarksiste të saj, me të cilat ishte ndeshur dhe kishte luftuar PPSH, me sh. Enver Hoxha në krye, pa qenë ende në dijeni të divergjencave të PK të BS dhe të partive të tjera komuniste e punëtore me udhëheqjen jugosllave. PPSH dha një ndihmesë të madhe për zbulimin e për demaskimin e mëtejshëm të revizionizmit jugosllav. Informbyroja pushoi së qeni më 1958, kur N. Hmshovi në mënyrë të njëanshme e shpërndau atë. N. Hrushovi dhe pasuesit e tij me shpifje e shtrembërime djaIlëzore janë përpjekur të njoliosin B. I. dhe veprën e saj. PPSH duke hedhur poshtë këto akuza të pathemelta, ka demaskuar theibin e tyre antimarksist dhe ka bërë të qartë rolin e vendin e B. I. në historinëe lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare.

(S. Pi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Byroja Informative E Partive Komuniste E Punëtore


[cite]